Flash News

KRYESORE

Lapsusi i Thaçit para mediave; kufirit Kosovë-Shqipëri i thotë kufiri Kosovë-Serbi

Lapsusi i Thaçit para mediave; kufirit Kosovë-Shqipëri i

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijonit në Tiranë, ku janë të ftuar presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratën për media të Thaçit, ai deklaroi se ka biseduar me Kryeministrin Rama për mundësinë e heqjes së kufirit Kosovë-Serbi [duhet të thoshte Kosovë – Shqipëri].

“Dje kemi diskutuar hapur me Kryeministrin e Shqipërsië zotin Rama, një bisedë shumë të hapur, kemi diskutuar për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë-Serbi të një modeli evropian nën ombrellën e vlerave euro atlantike, askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe një lëvizje të lirë në hapsirën kudo që jetojnë shqiptarët, gjithmonë duke përfshirë Preshevën, Medvegjën e Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa diçka të tillë une e shprehi në çdo takim që e kam. Askush nuk duhet ti frikësohet këtij pozicioni që e prezantojmë, as reagimi i Presidentit të Serbisë, as atij të Republika Srpska apo të ndonjë injoranti”, përfundoi Thaçi, pa e kuptuar lapsusin e tij.

Të fundit