Flash News

KRYESORE

"Larg qoftë tërmet tjetër", Rama inspekton lagjen e re të Rindërtimit në Laç: Çfarë më tha Erdogani

"Larg qoftë tërmet tjetër", Rama inspekton lagjen e re

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe kryebashkiakja e Kurbinit, Rama është takuar me përfaqësuesit e kompanisë turke për të mësuar më tepër rreth detajeve të projektit.

Përfaqësuesit e kompanisë turke i gargantuan Kryeministrit se projekti për këtë zonë do të mund të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter. Gjatë bisedimeve me inxhinierët turk, Rama është shprehur se lagjia e re e Laçit do të jetë më e mirë, më e bukur dhe më e forte, ndërkaq zbulon se edhe Presidenti turk, Erdogan, ka qenë shumë i kënaqur nga ecurina e punimeve.

Rama: Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesoht herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.

Inxhinieri turk: Ky është një projekt që përballon një tërmet 9 ballë. Dhe ne po e bëjmë edhe shpejt, edhe me cilësi, për këtë të keni besim.

Rama: Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore.

Të fundit