Flash News

KRYESORE

Larg Top Channel, zbulohet televizioni i ri ku do të shihni Marina Vjollcën

Larg Top Channel, zbulohet televizioni i ri ku do të shihni Marina

Marina Vjollca duket se do t’i thotë lamtumirë televizionit “Top Channel”. Bukuroshja kishte dhënë dorëheqjen nga media ku u rrit, dhe burime për Blitz.al thonë se sezonin e ri televiziv Marina Vjollcën do ta shohim në “Tv Klan”.

“Tv Klan” ka dashur ta ketë pjesë të logos së tij që një vit më parë bionden seksi, por për shkak të kontratës me “Top Channel” Marina ka qëndruar në televizionin ku edhe është shfaqur për herë të parë.

Formati televiziv që ajo do të drejtojë nuk bëhet ende publik, por me siguri sezoni i ardhshëm do të rezervojë surpriza si për “Tv Klan”, ashtu edhe për Marina Vjollcën.

Marina Vjollca e nisi karrierën si velinë e “Fiks Fare”, më pas ka drejtuar programe si “Top Select”, “Procesi Sportiv”, “Top Fest”, “Summer Fest” etj. Por mesa duket epokës së saj në “Top Channel” i erdhi fundi dhe tashmë është duke nisur nën një tjetër logo të madhe televizive si “Tv Klan”.

Të fundit