Flash News

KRYESORE

Largimi i Fatmir Xhafajt, mijëra protestues nga rrethet zbarkojnë sot në Tiranë, shpërndarja sipas rretheve

Largimi i Fatmir Xhafajt, mijëra protestues nga rrethet zbarkojnë sot

Mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria zbarkojnë sot në Tiranë, për tu bërë pjesë e protestës madhështore që organizon sot opozita e bashkuar.

Qytetarë të shumtë janë organizuar në autobusë dhe automjete private që në orët e para të mëngjesit dhe janë nisur drejt Tiranës, për të qenë prezent në kryeqytet në orën 11.00 kur nis tubimi nga ministria e Brendshme, e më pas përmes një marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për tu përqendruar më pas para godinës së kryeministrisë.

Sipas PD protestuesit sipas qarqeve janë angazhuar si më poshtë:

Shkodër: 5000 protestues

Durrës: 2500 protestues

Korçë: 2000 protestues

Lezhë: 1500 protestues

Dibër: 1500 protestues

Gjirokastër: 250 nga PD dhe 400 nga LSI

Fier: 2000 protestues

Berat: 3000 protestues

Kukës: 1000 protestues

Vlorë: 1500 protestues

Elbasan: 3000 protestues

Protestuesit kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas denoncimeve për vëllait të tij, si të implikuar me trafikun e  drogës dhe mbështetjes politike që ka siguruar nga vëllai ministër.

Protesta nis në orën 11.00 në bulevard deri në një afat të pacaktuar.

 

Të fundit