Flash News

KRYESORE

Largimi i Fatmir Xhafës, kush mund të jetë pasuesi i tij në Ministrinë e Brendshme

Largimi i Fatmir Xhafës, kush mund të jetë pasuesi i tij në

Zyrtarisht Fatmir Xhafaj vijon të jetë ende në detyrë si Ministër i Brendshëm, edhe pse është raportuar se ai i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama teksa është ky i fundit që po e mban ende pezull. Lajmi për dorëheqjen e Xhafës është pasuar menjëherë me lajmin e dytë, atë se kush do të jetë pasusi i tij.

Në qarqe politike dhe mediatike kanë nisur të qarkullojnë disa emra që shihen si favoritë për postin e ministrit të Brendshëm.

Largimi i Xhafës ka nxjerrë në skenë rikthimin e Mimi Kodhelit. Ish-ministrja e Mbrojtjes në qeverinë ‘Rama 1’ dhe që njihet për afërsinë me kryeministrin mund të rikthehet sërish në kabinet, këtë herë me një detyrë të re. Punën e parë ‘burrërore’ të Kodhelit, Rama gjithmonë e ka vlerësuar dhe nuk do të ishte surprizë ti ofronte sërish një post të ngjashëm.

Emri i dytë që po lakohet, është ai i Ulsi Manjës. Njeriu i cili zëvendësoi Xhafën në krye të komisionit të Ligjeve, mund të jetë edhe pasuesi i tij në Ministrinë e Brendshme. Disavantazhi i Manjës mbetet profili i ulët që ka brenda radhëve të socialistëve.

Emri i Taulant Ballës përmendet gjithmonë sa herë ka lëvizje ministrash tek socialistët por deri më tani ka rezultuar ‘alarm’ fals. Me shumë gjasë edhe këtë mandat, Balla do të mjaftohet me postin e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së.

Nuk përjashtohet mundësia e një emri surprizë, Rama e ka treguar, në jo pak raste, që u beson njerëzve që pak kush e pret./Politiko.al

Të fundit