Flash News

KRYESORE

Largimi i Gruevskit, Zaev: Ndihemi të tradhtuar, do publikojmë skenarin e arratisjes përmes Shqipërisë

Largimi i Gruevskit, Zaev: Ndihemi të tradhtuar, do publikojmë

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë akuzat për një marrëveshje politike për arratisjen e ish-paraardhësit të tij Nikola Gruevski.

Madje ai ka akuzuar shtetet fqinje se kanë lejuar që ish-kryeministri maqedonas të largohej duke iu shmangur dy viteve burg.

“Besoj se shumë shpejt opinionit do ti bëhen të ditura detajet çfarë ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dimë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri,Mal të Zi, Serbi dhe Hungari. Por pyes si katër vende mike dhe tre vende anëtare të NATO-s, duke demonstruar në thonjëza, sundim të së drejtë”, pohoi ai.

Akuzat për një marrëveshje mes dy figurave të larta të Maqedonisë vinë pasi ish-kryetari i VMRO-DPMNE u arratis në Hungari dy javë më parë.

Ikja e tij u realizua përpara se institucionet vendase të lëshonin fletë-arrestin ndërkombëtar, ndërsa kërkesa për ekstradimin e Gruevskit u bë vetëm këtë javë pasi ish-kryeministri njoftoi se procedurat e pranimit të azilit politik kishin hyrë në rrugë të mbarë.

Të fundit