Flash News

KRYESORE

Largimi i infermierëve/ ‘Ka punë por nuk ka profesionistë’ ndryshon në ‘kemi më shumë profesionistë sesa nevojiten’

Largimi i infermierëve/ ‘Ka punë por nuk ka

Përgjatë këtyre pesë viteve e kemi dëgjuar shpesh pretendimin e kryeministrit Edi Rama se në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Por kjo qasje është ndryshuar së fundmi nga kreu i Urdhrit të Infermierëve, Sabri Skënderi, i cili ka deklaruar në ‘Ditari’ në A2 se në Shqipëri ka më shumë infermierë sesa i nevojiten tregut.

“Duhet te jemi të vetëdijshëm që në Shqipëri nxjerrim një numër të madh infermierësh, më të madh sesa i nevojiten vendit. Kemi rreth 6000 infermiere të papunë, dhe çdo vit kjo shifër shtohet me 1600 veta. Vetëm këtë vit kanë ikur mbi 1000 infermierë, kryesisht drejt Gjermanisë. Në vitin e ardhshëm ndoshta kjo shifër do dyfishohet, duke parë edhe kurset e gjermanishtes që po frekuentohen”, ka deklaruar Skënderi.

Largimin e profesionistëve, kreu i Urdhrit të Infermierëve e justifikoi duke deklaruar se “dinamika është normale sepse ne duam të hyjmë në Europë.”

Pak javë më parë, Urdhri i Infermierëve u akuza se po zhvat infermierët duke u kërkuar të paguajnë sërish për marrjen e licencës së baraz-vlefshme me diplomën, pasi nuk korrespondojnë me njëra-tjerën.

Të fundit