Flash News

KRYESORE

Largimi i kompanisë gjermane nga Shqipëria, deputeti: Investitorët po dhunohen

Largimi i kompanisë gjermane nga Shqipëria, deputeti:

Kompania gjermane Meggle është larguar përfundimisht nga Shqipëria, ndërsa godina është blerë nga një tjetër kompani.

Teksa citon Monitor, e cila rendit arsyet e largimit të kompanisë gjermane, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu shpreh shqetësimin për largimin e investitorëve.

“Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të”, shprehet Spahiu.

Reagimi i plotë i Përparim Spahiut:

Një tjetër investitor i huaj, kompania gjermane Meggle, largohet nga Shqipëria.

"Kostot e larta të lëndës së parë prej copëzimit të lartë të fermave dhe mungesa e standardeve nga njëra anë dhe konkurrenca e pandershme nga ana tjetër e bënë të vështirë ambientin për biznes të kompanisë Meggle në Shqipëri", citon Monitor.al.

Kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, ndërkohë që rajoni prej vitesh lufton fort për afrim dhe krijim e kushteve lehtësuese për investitorët e huaj.

Pak kohë më parë, edhe pse u dha lajmi për lehtësi fiskale për hotelet me pesë yje, u largua Sheraton, më herët akoma u largua një investitor me projekt ambicioz në turizëm, si rezultat i dhunës së ushtruar mbi të.

Duhet ta dimë që nëse ka të rinj që duan të investojnë në Shqipëri, i lexojnë lajmet më me kujdes se çdo kush tjetër.

Të fundit