Flash News

KRYESORE

Largimi i mjekëve nga Shqipëria, deputeti i PD: Sondazhet nxjerrin zbuluar Manastirliun, 160 të tjerë ikën këtë vit

Largimi i mjekëve nga Shqipëria, deputeti i PD: Sondazhet nxjerrin

Deputeti i Partisë Demokratike ngre alarmin se vetëm këtë vit janë larguar nga Shqipëria 160 mjekë të tjerë, ndërsa 350 infermierë kane aplikuar për t’u larguar.

Ndërsa i referohet sondazheve të fundit, ai hedh poshtë pretendimet e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se për 10 mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë.

“160 mjekë janë larguar këtë vit nga Shqipëria! 350 infermierë kane aplikuar për t’u larguar. Ndërkohë që ministrja Manasterliu deklaron që për 10 mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, faktet flasin ndryshe;

Mbi 160 mjekë këtë vit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria . Ne 2017 kanë aplikuar 617 infermierë kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për tu larguar.

78% e mjekëve duan të ikin nga vendi sipas sondazhit të publikuar së fundmi. Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më. Me këtë ritëm ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi”, sqaron deputeti i PD.

Të fundit