Flash News

KRYESORE

Largimi i pedagogut nga UBT, Mentor Kikia: Mos i flakni njerëzit e aftë, o ju hëngërt dreqi!

Largimi i pedagogut nga UBT, Mentor Kikia: Mos i flakni njerëzit e

Gazetari Mentor Kika ka reaguar për letrën e publikuar nga pedagogu Dardan Shehdula, i cili vendosi të largohej nga Universiteti Bujqësor pas presioneve të vazhdueshme që i bëheshin nga drejtuesit.

Kika e konsideron të pakuptimtë faktin që intelektualët kërcënohen me pushim nga puna pse shkruajnë mendimet e tyre në rrjetet sociale dhe pse kritikojnë institucionin ku bëjnë pjesë. Ai kërkon që njerëzit e aftë të mos largohen nga institucionet shqiptare.

Dorëhiqet pedagogu në Universitetin Bujqësor: Ka 8 vjet që merrem me mbijetesën time në një vrimë të zezë thashethemesh

Reagimi i Mentor Kikisë:

Mos i flakni njerëzit e aftë, o ju hëngërt dreqi!

Ndërsa postova një shkrim, ku u bëja thirrje “ca njerëzve të mençur” që mund të kenë mbetur ende në këtë vend, që e kanë për detyrë të punojnë për tu kthyer shpresën atyre që janë me trasta në krahë duke ikur, has në këtë letër. E kisha dëgjuar pakashumë si histori. Këtë dhe të tjerë pedagogëve, që kërcënohen të mos shkruajnë në rrjetet sociale mendimet e tyre.

Po, a e dini çfarë jeni duke bërë, more? Si mund të kërcënosh një intelektual me pushim nga puna pse thotë mendimin e tij publikisht? Si mund të hedhesh njerëz të aftë në rrugë, ani, edhe pse kritikojnë institucionin ku punojnë sepse duan që ai të jetë më i mirë e të punohet më shumë.

Po bëj atë që e kanë bërë shumë ndërkohë, po e shpërndaj letrën e pedagogut, Dardan Shehdula, pedagog në Universitetin Bujqësorit, doktorant në Universitetin e Bolonjës.

http://politiko.al/dorehiqet-pedagogu-ne-universitetin-bujqesor-ka-8-vjet-qe-merrem-me-mbijetesen-time-ne-nje-vrime-te-zeze-thashethemesh/

Të fundit