Flash News

KRYESORE

"Largimi i rinisë shqiptare", Meta thirrje qeverisë: Duhen ofruar më shumë alternativa edukimi dhe punësimi

"Largimi i rinisë shqiptare", Meta thirrje qeverisë: Duhen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar së fundmi për edukimin dhe mundësitë që u jepen të rinjve në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta ka theksuar se edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Më tej kreu i shtetit ka bërë thirrje që të rinjve shqiptarë tu ofrohet më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Meta gjithashtu shkruan se duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë.

Reagimi i plotë:

Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

Të fundit