Flash News

KRYESORE

Largimi i të rinjve, Henze: Një model PPP-je pa të rinjtë nuk mund të funksionojë

Largimi i të rinjve, Henze: Një model PPP-je pa të rinjtë

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së Martin Henze ka komentuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Sipas tij, largimi i tyre vitet e fundit vjen pasi nuk shohin një vizion për të ardhmen dhe kjo është dramatike për Shqipërinë tha Henze, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga opozita për "Sfidat dhe Zgjidhjet ne shëndetësi".

“Nuk duam të marrim të rinjtë në Gjermani, por duam të ndërtojmë një infrastrukturë të qëndrueshme në Shqipëri që të ketë të ardhme. Qëllimi kryesor i këshillit konsultativ të CDU është të gjenerojë ide produktive jo vetëm për Gjermaninë, por edhe vende të tjera që kanë sistem ligjor që lejon të investohet në mënyrën e duhur që në Shqipëri ende mungon.

Të rinjtë nuk duan të largohen nga familjet e tyre, por ikin se nuk shohin vizion për të ardhmen dhe kjo është dramatike për Shqipërinë. Nëse kemi një politikë të mirë atëherë njerëzit mund të qëndrojnë në vendin e tyre.

Sa më pak shpresë të kenë të rinjtë për një të ardhme dhe perspektive në Shqipëri, aq më i madh do të jetë presioni  ndaj tyre  që të largohen. Që do të thotë se presioni në 5-6 vitet e ardhshme do të rritet për ata që do të mbetet në Shqipëri më mënyrë që të financojnë sisteme të ndryshme dhe ndoshta Shqipëria do të kthehet në një vend për turizmin e moshave të treta, ku vetëm mosha të treta do të jetojnë, ndaj edhe një model PPP-je pa të rinj nuk mund të funksionojë.

Ndërkohë, në rastin e strukturimit të mirë të PPP-së është e mundur të tërhiqen edhe investitorë të huaj”, tha zyrtari gjerman.

Të fundit