Flash News

KRYESORE

Largimi i Visho Ajazit, Fatos Lubonja: Po i ikën llogaridhënies; Helidon Bendo po aq përgjegjës sa paraardhësi

Largimi i Visho Ajazit, Fatos Lubonja: Po i ikën llogaridhënies;

Analisti Fatos Lubonja mendon se Visho Ajazi u dorëhoq si kreu i Shërbimit Informativ për t’i ikur përgjegjësisë së mbushjes së vendit me drogë dhe çështjes Habilaj. Lubonja citoi një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, ku ai thotë se nuk ka marrë asnjë raport për drogën nga SHISH, dhe kjo sipas analistit është një përgjegjësi për të cilën Ajazi duhet të japë llogari.

Lubonja tha në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, se Ajazi u largua nga SHISH pasi e gjithë situata ra mbi supet e tij, ndërkohë që me largimin ai do i shpëtojë dhënies së llogarisë.

“Ky (Visho Ajazi) nuk ka bërë punën. Kryeministri thotë se nuk i ka mbërritur asnjë informacion për drogën nga SHISH. Kjo do të thotë se ky (Visho Ajazi) ka qenë në rregull për të. Këtu nuk ka një dëshirë për të hetuar figurat e mëdhaja sepse politikanët janë më të fuqishme se këta (SHISH). E gjitha ra mbi shpatullat e Ajazit sepse përndryshe ai duhet të jepte shpjegime edhe për deklaratat e Ramës. Kështu ndodh gjithmonë në Shqipëri. Shërbimet tonave sekrete nuk e dimë përse u paguajmë taksat, por ky duhet të japë llogari. Përse iku dhe përse nuk ka dhënë informacione për këtë zallamahi që ka filluar që me Zaganin. Në tërësi, pa patur prova, këtu jemi më së shumti në kapjen e institucioneve nga Edi Rama, e cila është tendencë e dukshme”, tha Lubonja.

Sa i përket emërimit të Helidon Bendos në krye të SHISH, Lubonja tha se kryetari i ri është përgjegjës për situatën e drogës po aq sa paraardhësi i tij, duke qenë së ka mbajtur postin e zv/drejtorit të SHISH.  

“Nëse ikën Visho Ajazi për paaftësi duhet të iki edhe ky (Helidon Bendo) që ka qenë zëvendësi i tij. Ky njeri është po aq përgjegjës sa Visho Ajazi”, theksoi Lubonja.

Të fundit