Flash News

KRYESORE

Largimi i Xhafajt, flet Arben Ahmetaj: Shkarkimi është normal, nuk është i rastësishëm

Largimi i Xhafajt, flet Arben Ahmetaj: Shkarkimi është normal, nuk

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka konsideruar normal largimin nga qeveria të kolegut të tij, Fatmir Xhafaj. Gjatë intervistës për ‘5 pyetjet’ në Report Tv, Ahmetaj foli fillimisht për shkarkim të Xhafajt, për ta korrigjuar më pas në dorëheqje, që sipas tij ishte normale dhe jo e rastësishme.

“Shkarkimi është normal, nuk është i rastësishëm. Dorëheqja është normale dhe jo e rastësishme. Arsyet (Xhafaj) mendoj se i ka ndarë me kryeministrin”, deklaroi Ahmetaj.

Sa i përket debateve në qeveri, ministri Ahmetaj theksoi se ato janë të zakonshme për shumë çështje, por kabinetin e drejtuar nga Edi Rama e konsideroi shumë serioz.

“Ky është një kabinet shumë serioz në debatin politik dhe profesional. Në kabinet ne kemi vazhdimisht debate”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj theksoi se autoriteti i kryeministrit në çdo qeveri është i padiskutueshëm dhe Xhafaj si drejtues i vjetër në administratë e di shumë mirë këtë funksion.

Ahmetaj mohon përplasjet brenda PS: Ky kryeministër, më i fortë se kurrë. KPD-ja nuk përsëritet

Të fundit