Flash News

KRYESORE

Largimi i këshilltarëve bashkiak, Panariti: Lakror ‘mercenarësh’, kryetari është blerja e radhës

Largimi i këshilltarëve bashkiak, Panariti: Lakror

Deputeti Edmond Panariti ka reaguar pas lajmit se katër këshilltarë, mes tyre edhe kryetari i këshillit, të LSI-së në bashkinë e Devollit u larguan duke ju bashkuar Partisë Socialiste.

Në rrjetin social Facebook, Panariti thotë se tre prej tyre nuk janë anëtar të LSI-së teksa shton se kryetari i këshillit është blerja e radhës me presion vendin e punës.

“Lakror "mercenaresh" ne tepsine e ndryshkur te Rilindjes??? !!! Tre anetaret e keshillit Bashkiak te Devollit, perkatesisht perfaqesues te Demokracise Sociale, Partise Social Punetore dhe PDRE largohen nga LSI?!!...C'fare karagjozlleku !! Sa per kryetarin, ai eshte blerja e radhes me presion vendi pune, me aresyetimin te mbrohemi nga rreziku rus i opozites.... Kur te mbaroje teatri do tu japim dhe statistikat”, shkruan Panariti.

Të fundit