Flash News

KRYESORE

Largimi i Marinës nga Top Channel, fjalët e ndjera të Edi Manushit

Largimi i Marinës nga Top Channel, fjalët e ndjera të Edi

Me një eksperiencë të gjatë prej 10 vitesh në Top Channel, moderatorja, Marina Vjollca, ka vendosur të largohet për në televizionin Klan.

Me siguri që ajo e ka pasur të vështirë largimin prej andej, por askush nuk u interesua se sa të vështirë mund ta kenë pasur kolegët e saj.

Edi Manushi, i ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, ka deklaruar se Marina i mungon shumë, ata kanë kaluar 10 vite se bashku në drejtimin e emisionit sportiv dhe padyshim kjo ndarje nuk është e lehtë.

“Më mungon me thënë të drejtën. Janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj tani në zyrë dhe ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek "Procesi Sportiv”- ka thënë Manushi.

Të fundit