Flash News

KRYESORE

Largimi nga Arsenali, dy futbollistët shqiptarë falenderojnë Arsene Vengerin

Largimi nga Arsenali, dy futbollistët shqiptarë falenderojnë

Lamtumira e Arsen Venger nga Arsenali ka prekur thellë edhe moralisht të gjithë lojtarët e skuadrës nga londineze

Nga lojtarët e parë që kanë reaguar pas shpalljes zyrtare të lamtumirës së Vengerit janë edhe dy lojtarët me origjinë shqiptare: Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

“Një ëndërr bëhet realitet për të luajtur për ju, një nder për t’u menaxhuar nga ju. Faleminderit shef, një legjendë të madhe. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë së bashku dhe t’a përfundojmë atë me një trofe më shumë.”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Ndërsa Mustafi ka pohuar: “Përfundimi i një epoke në Arsenal dhe një moment i rëndësishëm për mua. Pa marrë parasysh çka them, asnjëherë nuk mund të falënderoj, aq sa ke bërë ti për këtë klub. Ne të dëshirojmë suksese, kudo që të shkosh”, ka thënë Mustafi.

Të fundit