Flash News

KRYESORE

Largimi nga Kupa e Botës, Gianni de Biasi kandidat për të marrë drejtimin e skuadrës së rëndësishme evropiane

Largimi nga Kupa e Botës, Gianni de Biasi kandidat për të

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi është pranë nënshkrimit të një kontrate të rëndësishme për karrierën e tij. Emri i De Biasit ka filluar të qarkullojë së fundmi si trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Polonisë.

Polakët luajnë sot ndeshjen e fundit në Kupën e Botës kundër Japonisë, por pavarësisht rezultatit, fati i kësaj skuadre jashtë kampionatit është përcaktuar tashmë për shkak të dy humbjeve me Senegalin dhe Kolumbinë.

Trajneri Adam Nawalka do të largohet nga drejtimi i Polonisë pas kthimit të skuadrës nga Rusia dhe De Biasi shihet si favorit për ta zevendësuar.

Në rast se zgjidhet trajneri i këtij ekipi, De Biasi do të ketë nën urdhrat e tij lojtarë të njohur në Europë si Robert Lewandowski,  Grzegorz Krychowiak, Arkadiusz Milik, Piotr Zieliński dhe Wojciech Szczęsny.

Rezultatet më të mira të Polonisë në Kupën e Botës kanë qenë në vitet 1974 dhe 1982 kur kanë mbyllur kampionatin në vendin e tretë.

Të fundit