Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Largimi i Sheraton, kompania mëmë Mak Albania raporton 81 milionë euro humbje nga aktiviteti në Shqipëri
Humbjet e mëdha duket se kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë detyruar grupin Mak Albania, që ka në pronësi Hotel Sheraton, që të merrte vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.
Sipas bilancit të konsoliduar të Mak Albania, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe Sheraton Tirana Hotels & Towers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro. Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.
Aktiviteti në 2016-n
Vetëm për vitin 2016, humbjet e Mak Albania arritën në 1.06 miliardë lekë, apo gati 8 milionë euro. Aktiviteti i kompanisë është përkeqësuar dukshëm në 2016-n, ku humbjet pothuajse u dhjetëfishuan (në 2015-n, ato ishin 1.1 mln euro).
Humbjet ishin dy herë më të larta se të ardhurat, që arritën në 3.3 milionë euro, me një rënie prej 43% me bazë vjetore.
Rezultati negativ në 2016-n ka ardhur si rrjedhojë e raportimit të 6.1 milionë euro humbje nga shitja e Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), i cili u shit për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro, siç bëhet e ditur në shpjegimin në bilanc. Sipas ekstraktit të Alfa Butrint, Hotel Butrinti i është shitur në dhjetor 2016 sipërmarrësit shqiptar, Shyqyri Duraku.
Por edhe pa përfshirë rezultatin negativ nga shitja e Hotel Butrinti, Mak Albania për vitin 2016 raportoi humbje operative prej 1.6 milionë eurosh, në dyfishim në raport me një vit më parë.
Si u zhvlerësua Mak Albania

Mak Albania, e cila ka hapur aktivitetin në Shqipëri që në vitin 1994, jo vetëm nuk e ka shtuar vlerën në 23 vjet aktivitet, por ka parë një zhvlerësim të kapitalit nga 87 milionë euro në 22 milionë euro, për shkak të humbjeve të larta, sipas të dhënave të bilancit të vitit 2016, të përpunuara nga Monitor.
Për vitin 2016, Mak Albania raporton vetëm të ardhura nga hotel Sheraton, prej 4 milionë eurosh, me një rënie prej 13.5% me bazë vjetore, ku me tkurrje rezultojnë si të ardhurat nga dhomat-të huajt, ashtu dhe nga grupet dhe shërbimi i ushqimeve. Rritja e konkurrencës në tregun e hotelerisë në vend, me shtimin e hotel Plazza, ka ndikuar negativisht në të ardhurat e Sheraton.
Ndërsa nga aktiviteti tregtar i qendrës, në godinën e hotelit, të ardhurat ishin 780 mijë euro.
Dy kompanitë e tjera Chateu Linza, një ndër lokalet e parë në kryeqytet, dhe Mak Construction rezultojnë të falimentuar. Sipas bilancit, kompania ka shitur në vitin 2016 makineritë dhe pajisjet e punës të divizionit Chateu Linza dhe Mak Construction, me një humbje prej 1.5 milionë euro, si rrjedhojë e shitjes me vlerë më të ulët sesa vlera kontabël e tyre.
Në vitin 2014, grupi ka shitur edhe Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit, për 1.8 milionë euro. Edhe nga kjo shitje grupi rezultoi me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël. Aktiviteti u ble nga grupi Hysenbelliu, që e ka shndërruar atë tashmë në një resort luksoz.
Ikja e Sheraton
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) njoftoi të premten se rrjeti i njohur i hotelerisë Sheraton do të largohet nga Shqipëria duke filluar nga 1 Janari 2018! Në një deklaratë për shtyp, Shoqata thotë se kjo ishte “dhurata” më e keqe që i bëhet turizmit shqiptar në këtë fundvit festash, dhe ështënjë nga lajmet më negative të gjithë historisë së 20 viteve të fundit të hotelerisë dhe turizmit tonë, dhe vjen në një kohë që paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit.
“Doza e keqardhjes shtohet kur mendon se paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit. Pra gjithë ajo falje fiskale nuk mjaftoi për ta mbajtur Sheratonin këtu, gjë që konfirmon shqetësimin tonë se falja fiskale mund të jetë mundi më i vogël i qeverisë për të tërhequr hotelet brand, por nuk mjafton aspak nëse nuk garantohen shumë elementë të tjerë. Nuk mund të vijë dikush të bëj biznes sepse ti i premton që s’do i marrësh taksa, pa i garantuar më parë që ketu do gjejë një vend ku mund të prodhojne para për t’i paguar ose jo ato taksa.
Ndërkohë që nëse nuk lëvizet as një gur nga vendi për muaj të tërë, nëse i gjithë sektori i turizmit vazhdon të operojë për vite me radhë pa rregulla e standarde, në një klimë kaubojsish me informalitet në ekstem, nëse trendi ynë i turizmit po caktohet nga kompanitë e Evropes Lindore që thelbin e kanë tek lufta e cmimeve, nëse në Ministrinë e Turizmit nuk e dinë çdo të thotë fjala MICE, dhe nëse kryeqyteti ynë është nga të paktët që nuk ka akoma një zyrë dhe qendër konventash (“Convention Bureau” dhe “Convention center”), atëherë jo vetëm po t’u heqim taksat, por sikur edhe t’u japim lekë, nuk kanë për të na ardhur hotelet brand që duam, ndërkohë që po shtohen çdo ditë në Shkup, Podgoricë, Beograd, e pa folur për Zagrebin e Lubjanën”, përfundon deklarata për shtyp e ATOA./Monior
Hoteli ishte hapur që në vitin 2004.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38