Flash News

KRYESORE

Largohen emigrantët, 2 mijë pasagjerë nisen nga Durrësi drejt Italisë

Largohen emigrantët, 2 mijë pasagjerë nisen nga Durrësi

Pasi kanë kaluar festat me familjarët e tyre në Shqipëri, emigrantët po largohen për në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Gjatë mbrëmjes së sotme, priten të nisen tre tragete nga Durrësi drejt Italisë me rreth 2000  pasagjerë.

Dy tragetet që do të nisën në orët në vijim kanë destinacion portin e Barit, dhe i treti do të ankorohet në Ankona.

Në orët në vijim pritet që kushtet atmosferike të përkeqësohen, ndërsa era e fortë do të jetë një tjetër shqetësim për mjetet lundruese dhe për pasagjerët.

Të fundit