Flash News

KRYESORE

Largohen nga puna 73 mjekë në QSUT, ish-deputeti i LSI: Shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha

Ish- deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka publikuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ku 73 punonjësve të QSUT u njoftohet largimi nga puna, për shkak të mbylljes së laboratorëve të QSUT, pasi ky shërbim i kalon koncensionarit.

Në dokument shkruhet se në zbatim të kontratës për partneritetin publik privat për ofrimin e shërbimeve laboratorike, mbyllen laboratorët në QSUT ndaj vjen edhe largimi i punonjësve.

Ai nënvizon se dëmi ndaj ndaj bluzave të bardha vjen prej PPP-ve dhe ky është shpërblimi nga qeveria e paaftë, ndaj edhe punonjësit detyrohen të ikin nga Shqipëria dhe të emigrojnë në Gjermani e vende të tjera.

Statusi i Vangjel Tavos

Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!

Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha. Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Turp! Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.

Turp!

VT

Të fundit