Flash News

KRYESORE

Largohet kreu i PS në Shkodër, kush emërohet në vend të tij

Largohet nga drejtimi i degës së PS në Shkodër, Arvid Qosja.

Sipas “balkanweb’, ai ka paraqitur dorëheqjen prej disa kohësh, ndërsa strukturat organizative në Tiranë kanë pranuar së fundmi vendimin e Qoses dhe në vend të tij është emëruar Edmond Emini.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur në radhët e socialistëve në Shkodër.

Aktualisht është drejtues i shtëpisë së të moshuarve atje, ndërsa këtë pozicion e ka patur edhe para edhe para disa vitesh.

Në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i Eminin përpara strukturave të PS Shkodër, ndërsa Qosja pritet të jetë pjesë e të tjera projekteve në strukturat organizative socialiste.

Të fundit