Flash News

KRYESORE

Largohet nga muzika për t`ju përkushtuar fëmijëve, Orgesa Zaimi prezanton projektin e saj të ri

Largohet nga muzika për t`ju përkushtuar fëmijëve, Orgesa
Këngëtarja Orgesa Zaimi ka lënë për momentin planet dhe angazhimet muzikore duke iu përkushtuar një eksperience të re. Ajo do të vijë pranë publikut me një program për fëmijë në platformën dixhitale ‘Tring’. Lajmi është bërë me dije nga vetë Orgesa me anë të një postimi në Instastory’, por dhe faqja në ‘Instagram’ e ‘Tring’ e cila ka shkruar krah videos së Zaimit: “Unë gatuaj’ me Orgesa Zaimi është programi më i ri për fëmijë që do të ndiqni në Tring”. Në sezonin e kaluar televiziv, Orgesa ka qenë pjesë e bandës së muzikës në programin ‘Soiree’ në ‘Top Channel’, i cili për shkak të pandemisë ndërpreu transmetimin.

Të fundit