Flash News

KRYESORE

“Largohu nga Ilir Meta se do futet në burg”

“Largohu nga Ilir Meta se do futet në burg”

Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Arena” tregoi bisedën me një kolegun e tij gazetar. Rakipi sqaroi se miku i tij, kishte folur me një tjetër njeri të rëndësishëm të medias dhe ai i kishte kërkuar që të largohej nga Presidenti Meta, pasi do ta fusin në burg.

Pjesë nga biseda: 

Hila: Në ajër qarkullojnë fjalë për një marrëveshje të re Basha-Rama. Si e mendon ti këtë?

Rakipi: Sot një kolegu im, po më shpiegonte që e kishte thirrur një tjetër njeri i rëndësishëm i medias dhe i kishte thënë ‘Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, se do ta fusin në burg’. Edhe do bëhet qeveri e re 10 vjet me Ramën dhe Bashën.

Hila: Ka qarkulluar edhe një fjalë gjatë fushatës...

Rakipi: Ika unë dhe e përtypa pak këtë edhe e mora në telefon këtë kolegun tim. I thash "kur para se të dilte Ilir Meta në konferencë apo pas? Pas"- tha. Këta kërkojnë të tërbojnë dhe xhelozojnë Ilir Metën se diçka po shkruhet. Merkeli do ulet, do t'i ulë këta tani. Vetëm nuk e di kjo vapa, sepse Merkelin e zë edhe dridhja. Mos na e zë dridhja para Ramës dhe këtij tjetërit.

Edhe kjo ideja, po e bëri opozita këtë fiton Basha me të vetët, vjelin, mbushin thasët. Por vdes i gjithë procesi që ka nisur dhe opozita vdes. Edi Rama është mjeshtër në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë për këtë lloj, është si këta ciganët.

https://www.youtube.com/watch?v=mR05aPTFwnY

Të fundit