Flash News

KRYESORE

Larje hesapesh, ndërron jetë shtetasi kolumbian dhe dy shqiptarë pas atentatit në Elbasan

Larje hesapesh, ndërron jetë shtetasi kolumbian dhe dy shqiptarë

Pas vdekjes së shtetasit kolumbian me iniciale E.K, mësohet se kanë ndërruar jetë dhe dy pesona të tjerë (shqiptarë) që u qëlluan me armë në Elbasan.

Policia bën me dije se atentati ka ndodhur teksa tre viktimat ndodheshin në makinë. Ata janë qëlluar me armë në makinën me targa italiane. Dyshohet se atentati ka ndodhur për larje hesapesh droge, pasi viktima E.K ishte me precedent penal.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bradasheshit rreth orës 21:00.

Forca të shumta police në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.

Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.

Të fundit