Flash News

KRYESORE

Laura Vorpsi bëhet nënë, zbulohet emri i vajzës

Laura Vorpsi bëhet nënë, zbulohet emri i vajzës

Ish zëdhënsja e PD e cila zgjodhi të tërhiqej nga jeta politike, për t'u përkushtuar jetës akademike si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Laura Vorpsi është bërë nënë. Burime për Politiko.al mësojnë se Vorpsi ka sjellë në jetë vajzën të cilën e ka quajtur Krisa.

Vorpsi prej kohësh ka qenë në një lidhje me biznesmenin nga Tirana Theodhori Çami, dhe thuhet se dyshja e ka pritur me shumë gëzim lajmin e shtatzënisë, pasi që prej zyrtarizimit të lidhjes së tyre, dëshironin të bëheshin prindër.

Sipas miqve, ata kanë nisur të dalin që kur Vorpsi u kthye nga Gjermania, ku ishte për një intership pranë partisë së kancelares Angela Merkel.

Çami është një biznesmen i njohur, pronar i televizionit “In”, i kompanisë “Universal Albanian Media” dhe i agjencisë publicitare “Le spot”.

Stafi i Politiko.al i uron jetë të gjatë vogëlushes Kris.

Të fundit