Flash News

KRYESORE

L’Aurore 1902/ Isa Boletini hyn në Mitrovicë me 100 shqiptarë, ndalon ardhjen e konsullit rus

“L’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë nga Isa Boletini.

Beograd, 10 shtator.

Popullsia e Mitrovicës, sidomos ajo serbe, është shqetësuar shumë që nga ardhja e liderit shqiptar Isa Boletini, i cili, me një bandë prej rreth 100 shqiptarësh, e ka vendosur veten si një gjykatës i plotfuqishëm.

Ai thirri parinë në një mbledhje dhe i bëri presion kajmekamit, i cili nuk guxon t’i rezistojë.

Propozoi që të parandalohet me çdo kusht, qoftë edhe me forcë, vendosja e konsullit rus, z. Chterbine.

Nën autoritetin e tij personal, ai arrestoi stafin e konsullatës dhe e dërgoi në Shkup.

Vetë konsulli ende nuk ka mbërritur nga Selaniku.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aurore-1902-isa-boletini-armik-i-diplomatit-rus/?fbclid=IwAR1HkQZ0gVomplSTIU8RNuu16NJiJUk3ERNFkxyY6enoaGmwWLp4zpIVoEk

Të fundit