Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Ale iacta est (nga latinishtja: zari është hedhur) është fraza që i atribuohet Jul Qesarit pas kalimit të lumit Rubikon. Prej kohës së romakut të madh, përdoret si një slogan për të gjitha ato situata në të cilat përballemi me një veprim të parevokueshëm. Një frazë që qëndisej në fytyrat e opozitës së bashkuar në aktin e sfidës, apo guximit të hatashëm, me të cilin dje, bashkw me mijëra protestues, kaluan Lanën, për të marshuar në këmbë nga Parlamenti, i rrethuar me tela me gjemba, te Kuvendi, për të kryer aktin final të dorëzimit të mandateve.
Një akt i pa precedent, i shtyrë nga nevoja themelore për të rrëzuar perden e heshtjes, brenda dhe jashtë vendit, mbi plagën e zgjedhjeve të vitit 2017, dhe për të korrigjuar gabimet e po atij sezoni politik. Atë vit opozita veproi nën diktatin e strategjisë së “rrezikut të llogaritur”, e njohur ndryshe si “brinkmanship”. Në bazë të së cilës kundërshtarët, për të arritur qëllimin e tyre, e nxisin tensionin deri në prag të krijimit të perceptimit se po shkohet drejt një “përplasjeje”, duke kërkuar dorëzimin përpara aktit final.
Kjo qasje, e aplikuar sidomos në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ngrihet mbi premisën logjike se aktorët politikë do të sillen në mënyrë racionale, duke shmangur kështu konfrontimin. Kësodore, Opozita, deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhjet e qershorit 2017 pa realizimin e qeverisë teknike. Kërcënimi i bojkotimit të zgjedhjeve, që rezistoi për një periudhë nëntëdhjetë ditore, ishte presioni që detyroi mazhorancën të ulej në kushtet e opozitës. Historinë më andej e njohim të gjithë. Zgjedhjet nuk u manipuluan nëpër qendrat e votimit, por jashtë tyre. Jo më me komisionerët, por me gangsterët.
Dy vite më vonë, me provat materiale të dosjes 339, dhe pësimin që u bë mësim, opozita vendosi sërishmi përshkallëzimin e presionit për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por këtë radhë me një korrigjim tejet të papritur në strategjinë ë “rrezikut të llogaritur”. Të vetëdijshëm se nuk mund të përdornin të njëjtën rrugë për herë të dytë, dhe se ndërkombëtarët midis demokracisë së shqiptarëve dhe stabilitetit, që ju nevojitet sidomos atyre, do të zgjidhnin këtë të fundit, zgjodhën një strategji jo racionale: Dorëzimin e mandateve.
Pra, nëse përdorimi i presionit dhe i bojkotit të pjesshëm ndalej përballë frikës racionale të opozitës nga presioni i brendshëm dhe i jashtëm, diçka që në opinionin publik përkthehej si mungesë vullneti për të zbatuar atë që me shumë bujë artikulohej; nga dje, rruga jo racionale, shënon hapjen e horizonteve të reja mundësish. Duke djegur urat e mundshme të bashkëpunimit, e në të njëjtën kohë duke shmangur dyshimet e një blofi të mundshëm, për të shkuar në atë që disa quanin “pazarin e radhës”, opozita kreu një akt që shoi gjithë thashethemnajën mbi qëllimet e saj.
Askush nuk mund të thotë sot se ajo kërkon të pengojë Reformën në Drejtësi; pasi mazhoranca po e kalëron ashtu siç ia ka ënda. Askush nuk mund të thotë se opozita ka frikë prej të njëjtës reformë; pasi sot janë të gjithë ish-deputetë dhe ish-deputete, pra pa asnjë mburojë politike. Askush nuk mund të thotë se ata qëndronin në Parlament vetëm për të marrë rrogën; pasi, nga dje, litarët e asaj traste do të hapen vetëm për mazhorancën dhe bedelët e opozitës që ajo do të krijojë.
Një rrugë e re dhe e guximshme, që tingëllon si një “lavdërim i marrëzisë”, për të cilën Erazmi i Roterdamit do të thoshte “vendimet më të drejta, vendimet më të rëndësishme, vendimet më të pjekura, urtësia e vërtetë, nuk janë ato që lindin si pasojë e analizës racionale të rrethanave, por ato që burojnë nga largpamësia e një ëndërrimi të çmendur”. Pa asnjë shteg institucional, nën morsën e mazhorancës të bërë ilegjitime nga votat e blera, opozita bëri një hap besimi (leap of faith). Një akt jashtë kufijve të arsyes, ndoshta duke rrezikuar edhe rëninen në greminën e harresës, jo vetëm për të ngjizur besimin te qytetarët, por edhe te kauza e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38