Flash News

KRYESORE

Lazio nis përgatitjet me spektakël tifozësh, festohet Superkupa!

Lazio nis përgatitjet me spektakël tifozësh, festohet Superkupa!
Lazio është në festë. Skuadra italiane sot ka nisur përgatitjet për fazën e dytë të sezonit dhe një ngjarje e bukur ka ndodhur gjatë stërvitjes. Drejtuesit kishin lajmëruar se do të hapte dyert e qendrës stërvitore të bardhekaltërve, por nuk e prisnin kurrsesi që aty do të ishin 10 mijë tifozë bardhekaltër! Ecuria në Serie A këtë sezon i ka ngrohur zemrat e tyre dhe sidomos fitimi i Superkupës së Italisë në finalen ndaj Juventusit. Me siguri që edhe Igli Tare është befasuar nga dyndja e tifozëve në stërvitje. Ata kanë përshëndetur dhe nderuar sidomos trajnerin Inzaghi. Momenti më i bukur ishte kur u shfaq trofeu i Superkupës në fushën e blertë. Serie A rinis me datë 5 janar dhe Lazio do të përballet me Brescian në transfertë.

Të fundit