Flash News

KRYESORE

LDK: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër të Kosovës; Isa Mustafa: Nuk kandidova vetë për arsye shëndetësore

LDK: Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër të Kosovës;

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidati për kryeministër i Kosovës.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe u konfirmua publikisht nga kryetari i saj, Isa Mustafa.

“Jemi pajtuar që zoti Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër. Unë u arsyetova para kryesisë se nuk jam në gjendje ta marr këtë përgjegjësi, jo që nuk e dëshiroj, sepse konsideroj se vendi është një të situatë të rëndë pandemie.

Prandaj në asnjë rast si kryetar i LDK-së nuk do ta kisha vullnetin që unë të mos e pranoja këtë përgjegjësi që ma jap partia ime, por duke u nisur nga nevoja që unë akoma të kujdesem për shëndetin tim, për shkak të disa probleme fizike që i kam e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje dhe ta gjejnë kandidatin që i plotëson të gjitha kriteret”, tha Mustafa.

Të fundit