Flash News

KRYESORE

“Le Figaro”: Varfëria, papunësia, korrupsioni nxisin shqiptarët drejt azilit në Francë

“Le Figaro”: Varfëria, papunësia, korrupsioni nxisin

Edhe pse ka rënë fluksi i azilkëkruesve në Evropë, në krahasim me dy apo tre vite më parë, përsëri ky problem është një shqetësim i madh jo vetëm për BE-në por gjithë politikën ndërkombëtare e aq më shumë për qeverinë shqiptare.  Një nga gazetat më të mëdha franceze, e më të njohura njëkohëssiht, “Le Figaro” i kushton një koment – reportazh këtij fenomeni që më shumë se kushdo ka prekur Francën.

Në Francë, 7432 azilkërkuesit shqiptarë gjatë 2016-ës e bëjnë vendin tonë që të kryesojë listat e kërkesave për azil, madje duke parakaluar edhe popuj në gjendje

lufte si afganët dhe sudanezët. Në reportazhin e ditës së djeshme që i referohet çështjes së emigrimit masiv të shqiptarëve drejt Francës, theksohet se situata me azilkërkuesit shqiptarë paraqitet aq alarmuese, sa që vetë ministri i Brendshëm francez, i ka telefonuar i shqetësuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar llogari për këtë gjendje të krijuar. “Le Figaro” nënvizon se është tepër e vështirë për të ndalur fenomenin e largimit të qytetarëve, pasi varfëria, papunësia dhe korrupsioni në nivele të larta e detyrojnë kryesisht rininë të emigrojë për të përmirësuar gjendjen ekonomike.

Shkrimi i “LeFigaro”: Në Tiranë, si në Korçë apo në veri, në Peshkopi, vështirë të gjesh një familje shqiptare pa një të afërm në emigracion. Ikja nga Shqipëria nuk është fenomen i ri, por ajo ka fi lluar të rritet në përmasa që prej heqjes se vizave

nga Komisioni Europian me 2010 një masë që  u lejon shqiptarëve të udhëtojnë lirshëm në hapësirën Shengen. Sot shqiptarët zënë vendin e parë në podiumin e

trishtë të kërkuesve të azilit në Francë me 7432 kërkesa në 2016, para sirianëve, afganëve dhe sudanezëve. Mund të duket e habitshme sesi shtetas te vendeve që

nuk janë në gjendje lufte të vijnë e të kërkojnë azil, por kjo ndodh se procedurat nuk janë bllokuese prej francezëve dhe administrata ka pak mjete për të trajtuar

shumë kërkesa. Për këtë arsye, sapo shqiptarët vënë këmbën në token franceze, gjëja e parë që bëjnë është të kërkojnë azil. Sipas Tonit, një emigrant shqiptar që ka jetuar 4 vjet në Francë dhe më pas e rikthyen, ai vetë erdhi fare shpejt. Ma thanë disa kushërinj. Ata vetë kishin shitur shtëpinë. Më thanë që në Francë është rehat, që as ke nevojë të punosh , të japin strehim dhe para. Nuk e imagjinoja  se gënjenin meqenëse ata vazhdonin të rrinin në Francë, por në fakt nuk mund të ktheheshin dot më se s’kishin më të holla. Dhe kështu vajta dhe unë”. Meqenëse kontrollet në aeroportin e Tiranës janë përforcuar sipas marrëveshjes me Komisionin Europian, Toni ashtu si mijëra shtetas të tjerë shqiptarë kaloi nga Shkupi ku kontrollet janë më të lehta. Për këtë arsye Franca ka dërguar ekipe sigurie për të ndihmuar autoritetet në Prishtinë, Shkup apo Selanik. “Kur mbërrita në Paris në aeroportin Beauvais, aty menjëherë kërkova azil”, vazhdon Toni. Përnjëherë me siguruan 370 euro në muaj, por pa të drejtë pune deri sa të më vinte përgjigja për azil. Kur erdhi përgjigja negative, Franca më dha prapë një shumë parash që të kthehesha në Shqipëri”.

Por Toni arriti gjeti disa punë në të zezë, por sot thotë se ishte kohë e humbur kot dhe i vjen keq që shumë bashkëkombas të tij bien në kurthin e rrjeteve kriminale.

Deri tani shqiptarët emigronin masivisht drejt Greqisë apo Italisë, por kriza  ekonomike që ka mbërthyer këto dy vende po i rishpalos ndryshe rrugët e emigracionit. Për Vangjel Dulen , deputet në Kuvendin e Shqipërisë fenomeni i largimit nga Shqipëria s’ka për të ndaluar. “Varfëria, papunësia, korrupsioni dhe klientelizmi e shtyn rininë të kërkojë gjetiu një të ardhme më të mirë”.

Një numër politikanësh shqiptarë të paformuar, por që mbajnë poste kyçe, akuzohen për vjedhje të fondeve publike. “Kjo gjendje është po ashtu rezultat i faktit se që prej rënies së komunizmit me 1991, s’ka ndodhur asnjëherë që zgjedhjet të kontestohen deri në atë pikë sa të anulohen”, komenton më tej Vangjel Dule. Kjo mungesë e theksuar stabiliteti qoftë politik si edhe ekonomik mund të ndreqet pretendon qeveria, nëse vendi aktualisht kandidat, arrin dhe anëtarësohet në BE. Një perspektive fare e parakohshme për shumë vëzhgues. Ndërkaq, Zherar Kolomb , ministri i Brendshëm francez po shpreh një vullnet të fortë për të zgjidhur “në javët e ardhshme problemin më të mprehtë të azilit në Francë që përbëhet nga azilantët shqiptarë, sepse 75% e tyre në nivelin europian

ndodhen në Francë”. Pasi i telefonoi kryeministrit shqiptar Edi Rama, Zherar Kolomb deklaron se “kanë vendosur bashkë të ndërmarrin një numër masash kooperimi midis forcave të sigurise".

Të fundit