Flash News

KRYESORE

Lë futbollin dhe i futet politikës, ish-legjenda e Milanit zyrtarizon lajmin

Ish-futbollisti i njohur, Ronaldinho, ka bërë hapin e parë për përfshirjen e tij në politike duke u bërë pjesë e Partisë Republikane Braziliane.

Ish-legjenda e Milanit, Barcelonës, PSG-së dhe Përfaqësueses braziliane, formalizoi gjithçka gjatë një evenimenti të zhvilluar në selinë e kësaj force politike në Rio de Janeiro, me të cilën nuk ka vendosur ende nëse do ta vendosë mes kandidatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme të vendit amerikano-latin.

Në të kaluarën, dy kampionët e futbollit brazilian, Romario dhe Bebeto u bënë pjesë e forcës politike Podemos.

Romario, i cili është rizgjedhur senator, ditët e fundit konfirmoi vendosjen e kandidaturës për postin e Guvernatorit të Shtetit të Rios.

Të fundit