Flash News

KRYESORE

Le Monde: Në Shqipëri Teatri Kombëtar i shkatërruar nga qeveria, "një akt barbar"

Le Monde: Në Shqipëri Teatri Kombëtar i shkatërruar nga

Gazeta me e madhe franceze 'Le Monde' e cilëson një akt barbarie shembjen e Teatrit nga qeveria.

"Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe fadromat për të shkatërruar një nga institucionet kulturore të vendit, dhe një nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytet.

Kryeministri shqiptar Edi Rama kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i kryeqytetit, Tiranë, midis viteve 2000 dhe 2011, ai u bë i njohur në të gjithë botën duke rilyer fasadat e stilit sovjetik e duke i kthyer në një tërheqje turistike.

Por, të Dielën, 17 maj, i njëjti Edi Rama, 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi në agim policinë dhe fadromat për të shkatërruar një nga institucionet kulturore dhe një nga sallat e tij të rralla të performancës, Teatri Kombëtar.

Disa duzina artistë dhe protestues që kishin qëndruar për të mbrojtur ndërtesën për më shumë se dy vjet u nxirren me forcë.

"Ata erdhën në orën 4:15 të mëngjesit, ne ishim ende rreth gjashtëdhjetë vetë, ata evakuuan dhe nisën shembjen me buldozer", thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për mbrojtjen e teatrit, i cili luftoi që nga viti 2018 për të shpëtuar këtë ndërtesë, të ngritur në vitin 1940 kur vendi u pushtua nga Italia", shkruan Le Monde.

Të fundit