Flash News

KRYESORE

Le Pen vendos në siklet Macron: Franca do drejtohet nga një grua, ose nga unë ose nga Merkel

Le Pen vendos në siklet Macron: Franca do drejtohet nga një grua, ose

Me sa duket Le Pen shikon konkurrencë jo vetëm tek Macron, por edhe te Angela Merkel.

Nga e diela Franca do të qeveriset patjetër nga një grua, tha ajo, ose nga unë ose nga Angela Merkel, kjo mbetet të shihet. Macron, nuk do të bëjë asgjë, pa miratimin e Merkelit, deklaroi Le Pen.

"Ka disbalanca mes Francës dhe Gjermanisë, që në të vërtetë janë embrionet e një lufte", tha ajo. Në debatin e mëparshëm, Le Pen kishte thënë nuk dua të jem zëvendëskancelarja e Merkelit.

Pas duelit, spektatorët vlerësuan më mirë deklaratat e Macron. 63% vlerësuan Macron, dhe vetëm 34% Le Pen, raportoi televizioni BFMTV. Instituti Elabe kishte pyetur shikuesit në debatin që zgjati dy orë e gjysmë.

Të fundit