Flash News

KRYESORE

“Le të jetë biri i Enverit, o Erion, o gomar...”, banorët e ‘Astirit’ zgjedhin një formë të re proteste një ditë para shembjeve

Banorët e ‘Astirit’ kanë protestuar sërish sot në ditën e 15-të, duke bllokuar qarkullimin te ‘Unaza e Re’ në Tiranë, në kërkim të një një përgjigje për dëmshpërblimin e banesave dhe bizneseve të tyre.

Ndryshe nga ditët e kaluara, sot ata deklarojnë se kanë zgjedhur një formë tjerë proteste, atë pa afat. Këtë vendim banorët e kanë marrë një ditë para nisjes së paralajmëruar nga autoritetet për shembjen e banesave të projektuara për hapjen e rrugës për zgjerimin e “Unazës së Re”.

Banorët të revoltuar shprehen se do ta mbrojnë banesën e tyre me trup po të jetë nevoja, ndërsa në këto temperatura të ulëta në protestë ka dalë edhe një nënë me foshnjën e saj.

“Le të jetë biri i Enverit, nuk jemi shpellarë, o Erjon o gomar, mafiozi, armiku, nuk jemi shpellarë, shprehte një protestues për ‘News 24”.

Po ashtu, ka rënë në sy se prezentë ka forta të shtuara policore, forcat Shqiponja, por nga ana tjetër në mbështetje të tyre ka edhe deputetë të PD.

Të fundit