Flash News

KRYESORE

“Le të vijë të na bëjë varrin atje, ne shtëpitë nuk i lirojmë”, banorët e “Astirit” protestë para bashkisë

“Le të vijë të na bëjë varrin atje, ne

Banorët e “Astirit”, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë të shemben nga projekti i “Unazës së Madhe” po protestojnë para Bashkisë së Tiranës.

Një zotëri, banor i Astirit, me tone të larta është shprehur i prerë se nuk do të lirojnë shtëpitë.

“Le të vijë ta bëjë varrin atje, por ne shtëpitë nuk i lirojmë. Edhe ne jemi qytetarë, nuk jemi shtazë! Nuk jemi qentë e Erion Velisë. Si do të ndërtojë shtëpi publike për qentë ne do na nxjerrë jashtë. Ç'është kjo more zotëri?! Turp! Turp!”, është shprehur një qytetar.

Ndërsa një tjetrër protestues i zhgënjyer është shprehur; "në 25 vite të kemi votuar dhe në pozitë dhe në opozitë”, duke e konsideruar turp e mizori vendimin e  qeverisë.

http://politiko.al/le-te-vije-te-na-beje-varrin-atje-ne-shtepite-nuk-i-lirojme-banoret-e-astirit-proteste-para-bashkise/

 

Të fundit