Flash News

KRYESORE

Ledi Bianku hap tubimin e Metës, ish-anëtari i 'Strasburgut' "u shantazhua nga Denar Biba"

Ledi Bianku hap tubimin e Metës, ish-anëtari i 'Strasburgut'

Është mësuar një detaj shumë i rëndësishëm i manifestimit që do të zhvillojë pas pak minutash Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Fjalën hapëse të aktivitetit do ta mbajë Ledi Bianku, ish anëtar i Komisionit të Venecias dhe përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

Ledi Bianku njihet si një personalitet i shquar i së drejtës ndërkombëtare. Është një emër që u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik në vend për shkak të një mega skandali që plasi në fundin e gushtit të vitit 2018.

Bëhet fjalë për një përgjim i një bisedë zhvilluar në vitin 2014 mes anëtarit të asaj kohe të Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku dhe Zëvendës Kryetarit të atëhershëm, i cili më vonë u bë edhe kryetar, i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Denar Biba.

Një bisedë e cila u konsiderua gjerësisht si një shantazh që z. Biba i bënte z. Bianku, duke i kërkuar atij të ndikonte tek kryetari i GJEDNJ-së për pezullimin e çështjeve të pronës të qytetarëve shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?v=f3JeOlZXNgc

I gjithë konteksti dhe situata e atëhershme me pronat dhe ligjin e famshëm të qeverisë “Rama” për kthimin dhe kompensimin e pronave e gjeni të shpjeguar këtu.

Dalja e një lajmi të tillë shkaktoi një furtunë të madhe ndaj Denar Bibës dhe mazhorancës. U hap edhe një procedim penal nga prokuroria.

Vetë Biba, në një dalje për median atëherë e konsideroi se ishte një bisedë e bërë mes miqsh.

Kujtojmë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi atëherë se qeveria shqiptare ishte përpjekur përmes “qasjeve të papërshtatshme” dhe takimeve zyrtare në vitin 2014 që të siguronte një shtyrje të shqyrtimit për dhjetëra çështje të depozituara në Strasburg për kthimin dhe kompensimin e pronave-fatura e të cilave kërcënonte me falimentim financat e shtetit shqiptar.

Zgjedhja e Ledi Biankut për të hapur tubimin dhe vetë prania e tij në aktivitetin e Presidentit Ilir Meta është një prezencë shumë e rëndësishëm për vetë betejën e Metës, e cila në thelb sipas Presidentit ka ligjshmërinë dhe kushtetuetshmërinë.

Të fundit