Flash News

KRYESORE

Ledio Lako tha se janë zënë vetëm me shpulla, Gent Hazizi del live me sy të nxirë

Prej tre ditësh në media flitet për sherrin mes dy aktorëve të njohur të humorit, Gent Hazizit dhe Ledio Lakos. Aktorët kanë pasur një zënkë dhe janë konfliktuar në zonën e ish-Ekspozitës ku  nuk ka munguar as konfrontim fizik mes tyre.

Sipas deklaratës së policisë, ka qenë Ledio Lako që ka goditur Gentin me përforcues grushti metalik. Mirëpo, Lako u shpreh dje për “Panorama Online” se ka qenë thjesht një sherr banal dhe ishin goditur vetëm me shpulla:

“Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty. Me shpulla jemi goditur. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë.”

Ndërkohë sot, pas deklaratës së Ledio Lakos, Gent Hazizi ka dalë sot në një lidhje direkte me aktorin Florian Binaj ku duket qartë syri i djathtë i nxirë.

Kjo foto hedh poshtë deklaratat e Lakos të cilat mesa duket paskan qenë të rreme dhe e vërteta është ashtu siç shkruan dhe raporti i policisë.

Sherri mes dy aktorëve, policia jep detajet: Ledio Lako qëlloi Gent Hazizin me përforcues grushti

Rezart Veleshnja pretendon që nuk ka ndodhur sherri mes Gentit dhe Ledios, nuk është hera e parë që mohon faktet

 

Të fundit