Flash News

KRYESORE

Ledion Liço padit Mira Kazhanin, reagon Gazeta Express: Po kërkojnë të na e hedhin neve fajin

Ledion Liço padit Mira Kazhanin, reagon Gazeta Express: Po

Një shkrim i publikuar nga ‘TiranaPost’, që drejtohet nga gazetarja Mira Kazhani, është bërë shkak që moderatori i Top Channel, Ledion Liço, të ngrejë padi në gjykatë. Liço kërkon nga Kazhani një ndjesë publike dhe jo dëmshpërblim monetar për shkrimin me titull: “London Noor shkon në muze për hir të babi Ledionit”.

Shkrimi bën fjalë për një foto që Ledion Lico ka postuar në ‘InstaStory’ me djalin e tij të vogël, London Noor, teksa të dy kanë qenë në muzeun “Shtëpia e Gjethes” në Tiranë.

Në lajmin e postuar në “Tirana Post” theksi vihej tek kritikat ndaj Ledionit si prind, dhe se si një foshnje e vogël nuk duhet kurrsesi të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër që ka kaluar vendi ynë.

Por Mira Kazhani nuk ka krijuar pakënaqësi vetëm te Ledion Liço me këtë ngjarje, por edhe te Gazeta Express, e cila akuzon TiranaPost se po kërkon t’ua hedh atyre fajin.

Express pretendon se sapo janë njohur me padinë, stafi i ‘TiranaPost’ ka ndryshuar lajmin dhe ka vendosur si burim pikërisht portalin kosovar, Gazeta Express, që drejtohet nga Berat Buzhala.

Megjtihatë, avokati i Liços ka dërguar në gjykatë padinë për Kazhanin, ndërsa Express ka publikuar faksimilet ku pretendohet se konfirmohet ndryshimi i tekstit në dëm të portalit kosovar, nga TiranaPost.

Të fundit