Flash News

KRYESORE

Ledri nuk ka kështu problemesh, e dashura aktuale e tij shoqërohet me ish-të dashurën

Dje u zbulua një nga bashkëpunimet që pritet të jetë hiti i verës, ai mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B. Të gjithë ju që mund ta keni harruar, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë qenë të dashur, u ndanë dhe pas ndarjes surprizuan këdo me bashkëpunimin e tyre të radhës i cili ndodhi 5 vite më parë dhe ishte i fundit deri tani.

Tashmë, dyshja e fuqishme ka vendosur të rikthehet me një super hit - siç thonë burimet pranë këngëtarëve - dhe e bukura është se e dashura aktuale e Ledrit, Sara Hoxha, duket se nuk e ka aspak problem faktin që ish e dashura e Ledrit po punon me të dashurin e tij. Madje madje, Sara dhe Dafina janë edhe mikesha.

Ledri është djalë me fat që nuk ka kështu problemesh - xhelozie e kemi fjalën - dhe puna i ecën vaj. Dafina ka ndarë dje në Instastory një foto me Sarën dhe një vajzë tjetër, teksa qëndrojnë të treja të ulura pranë njëra-tjetrës.

Të fundit