Flash News

KRYESORE

Ledri Vula mes dy “zjarreve”, ngjitet në skenën e Kosovës me Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

Është koncerti i verës në qendër të Prishtinës që do të bëjë bashkë artistët shqiptarë nga Kosova, me famë ndërkombëtare. Ndër to, Ledri Vulën, Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin.

Dua Lipa ka publikuar fotot e këngëtarëve në Instagram, duke ftuar dhe fansat e tyre që të rezervojnë biletat.

Është hera e parë që të tre këngëtarët do të bëhen bashkë. Kujtojmë që disa vite më parë Ledri Vula ka patur një lidhje dashurie me Dua Lipën, por dhe me Dafina Zeqirin. Mirëpo, ndonëse lidhjes i ka ardhur fundi, të tre këngëtarët gëzojnë respekt dhe shoqëri mes tyre. Madje Dua ka publikuar në InstaStoryn e saj foton e Ledrit, duke shkruar, “zjarr”.

Të shohim si do e “djegin” skenën artistët me performancën e tyre.

Të fundit