Flash News

KRYESORE

Lefter Koka e tha hapur partinë që do votojë: Kam lidhje të hershme familjare e shoqërore me këtë forcë politike

Lefter Koka e tha hapur partinë që do votojë: Kam lidhje të

Deputeti i LSI-së Lefter Koka në emisionin “Real Story” tha se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme, ndaj vota e tij do të shkojë për këtë forcë politike.

 “Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak. Kam qenë në disa gare qoftë si kryetar bashkie, qoftë në zgjedhje parlamentare. Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente.

Votues i PS do të jem, por do jem apo jo deputet këtë nuk e di. Mendoj se interesat madhore duhet të dalin mbi interesat personale”, tha Koka.

Të fundit