Flash News

KRYESORE

Lefter Koka kundër sistemit zgjedhor aktual: 2-3 individë nuk mund të vendosin për gjithçka

Lefter Koka kundër sistemit zgjedhor aktual: 2-3 individë nuk mund

Deputeti i LSI Lefter Koka i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh kundër sistemit zgjedhor aktual.

Sipas Kokës nuk mund të vazhdohet me një system ku 2-3 individë vendosin për gjithçka.

Koka pohoi se është pro listave të hapura dhe shtoi se sistemi me lista të mbyllura gjithmonë ka qenë i kontestuar, nga palët politike, por edhe nga ndërkombëtarët.

“Ne kemi një sistem e kod zgjedhor që janë kontestuar që në gjenezë. Në çdo rast ka qenë i kontestuar nga pala humbëse zakonisht, por edhe nga ndërkombëtarët. Thjesht zëri është ngritur më shumë nga humbësit sesa fituesit. Nuk mendoj se duhet të vazhdohet me këtë sistem, ku 2-3 individë të vendosin për politikën.

Sot deputetët nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve, as me zonën e tyre elektorale. Sot fatmirësisht kemi disa deputetë që nuk kanë shefa. Unë mendoj se këta deputetë kanë thënë atë që do të donte qytetari shqiptar. Sot kërkohen listat e hapura. Nuk ka pse të kontestohet kjo gjë”, tha Koka.

Të fundit