Flash News

KRYESORE

Lefter Koka nga Durrësi mesazh Ramës: Ekipi fitues i LSI do marrë drejtimin e institucioneve

Lefter Koka nga Durrësi mesazh Ramës: Ekipi fitues i LSI do marrë

Pas çeljes së fushatës për Qarkun Durrës në Spitallë, Ministri i Mjedisit Lefter Koka, kandidati që kryeson listën për Qarkun e Durrësit, ju drejtua dje Romanatit, Komuna Rrashbull, Durrës, në një takim prezantues me komunitetin e kësaj zone.

Lefter Koka në fjalën e tij u shpreh se, “ekipi fitues që kemi zgjedhur, ka një ndërthurje në të 14 kandidatët në moshë, gjini e mbi të gjitha në formim. Me qëllimin e vetëm që t’i lëmë LSI Durrës një trashëgimi. Këta kandidatë janë personalitete të shkëlqyera, që jam i bindur që se do përfaqësojnë denjësisht juve në parlament, do të jenë ky ekip që do të jenë nesër në drejtimin e institucioneve qëndrore apo lokale”. Ai theksoi se ekonomia e vendit sot , nuk është më mirë, pavarësisht rritjes ekonomike që ne shohim në shifra, por kjo rritje nuk ka ndikuar në drejtëpërdrejtë në mirëqënien e familjeve shqiptare

Koka shoqërohej nga disa kandidatë për deputet qarku Durrës, Nora Malaj, Flamur Gjuzi, Edlira Hyseni , Firdoza Izvira dhe Arjola Koçi.

Të fundit