Flash News

KRYESORE

Lefter Maliqi akuzon Sonila Meçon për dezinformim dhe i publikon diplomat, por ka diçka që nuk shkon

Deputeti i ri i dalë nga listat vijuese zgjedhore pasi opozita dogji mandatet, Lefter Maliqi ka replikuar gazetaren Sonila Meço, sipas të cilit ka dezinformuar duke thënë se nuk dihet se çfarë arsimimi ka kryer.

Në rrjetet sociale, Maliqi i është përgjigjur duke publikuar foto të diplomave, bashkë me listën e notave, por ndër to ka një detaj që s’shkon.

Në diplomat e Maliqit, deputeti rezulton me dy atësi të ndryshme. Në njërën, ai prezantohet si Lefter Novruz Maliqi dhe në një tjetër më të hershme Lefter Faik Maliqi.

Në reagimin e mëposhtëm, ai rendit të gjitha detyrat dhe postet që ka mbajtur deri më tani, por ky detaj nuk është sqaruar.

Reagimi:

Të fundit