Flash News

KRYESORE

Lefter Maliqi: Një pjesë e deputetëve të rinj janë në shërbim të Ramës

Lefter Maliqi: Një pjesë e deputetëve të rinj janë

Deputeti i dalë nga listat e PD, Lefter Maliqi ka deklaruar se disa nga deputetët e rinj të Kuvendit që pranuan mandatin, pasi doli jashtë Kuvendit opozita e bashkuar, i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

“Një pjesë e deputeteve të opozitës së re i shpërbejnë Ramës. Mos të përmend emrat”, u shpreh Maliqi, mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Opinion’.

Po ashtu, Maliqi thotë se në 30 qershor nuk do të realizohen zgjedhjet. “Pyeta drejtorin e policisë së Fierit, sa policë ke? 600 policë më tha, ndërkohë që janë 580 qendra votimi në këtë qark. Policia e ka të pamundur t’i mbulojë, në veri s’ka zgjedhje. Në Kamëz, jo e jo. Po ashtu dhe në disa zona të tjerë, apo në Berat e Skrapar. Si mund të ketë zgjedhje? Edhe vetë ata e dinë që s’bëhet, kjo është arrogancë e qeverisë. Opozita ka 800 mijë votues, do futësh të gjithë këta në burg. Ti i ke futur në burg njerëz të pafajshëm, për pak gram kanabis, për energji elektrike. Nuk është opozita kjo që jemi në. Për mua opozita është në rrugë, unë me demokratët jam. Me Bashën kam gjëra personale, ka kërkuar ndjesë. Por jam me PD-në”, deklaroi Maliqi.

Të fundit