All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, Pollo: Shpresoj qe reagimi i sotëm i BE-së të kthehet në linjë stabile

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, Pollo: Shpresoj qe reagimi i
Sot, kryeministri Rama zbardhi detaje – në daljen e përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca – lidhur me draftin e legalizimit të kanabisit në Shqipëri. Më vonë, përmes një reagimi në Twitter, zyra përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Tiranë, reagoi duke u shprehur se as Komisioni Evropian dhe as Delegacioni i BE-së, nuk kanë marrë pjesë në draft-raportin ku propozohet legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Pas reagimit të BE-së, ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku shkruan që shpreson që ky reagim të kthehet në një linjë stabile. Po ashtu, ka rikujtuar që heshtja e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri gjatë ‘Kanabis 2016’ nuk e ndihmoi Shqipërinë evropiane. Postimi i plotë: Sqarim i dobishëm e distancim social i shëndetshëm nga narkoprojekti qeveritar. Heshtja e@EUinAlbania gjatë #Kanabis2016 nuk ndihmoi për Shqipërinë europiane. Shpresoj reagimi i sotëm të kthehet në linjë stabile.

Të fundit