Flash News

KRYESORE

Legalizoi shtesën e 80-vjeçares, ish-kreu i ALUIZNI-t Berat rrezikon burgun

Legalizoi shtesën e 80-vjeçares, ish-kreu i ALUIZNI-t Berat rrezikon

Gjatë një dëgjese dy ditë më parë në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e ALUIZNI-t. Kjo masë erdhi pasi një e moshuar 80-vjeçare ju ankua se nuk po i legalizohej shtëpia ndërkohë që kishte aplikuar që në vitin 2012.

Rama i tha drejtorit se nëse nuk e zgjidhte çështjen brenda 24 orësh do të ishte i shkarkuar. Të nesërmen, halli u zgjidh. Por drejtori iku prapëseprapë nga puna. Dhe jo vetëm kaq, por e gjithë drejtoria e ALUIZNI-t në Berat u shkri.

Prokuroria e rrethit gjyqësor, Berat ka regjistruar procedimin penal ndaj ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Berat, Përparim Sinaj pasi ka dhënë lejen e legalizimit për dosjen në fjalë. Prokuroria ka nisur hetimin pasi ka mësuar që çështja që është në proces gjyqësor, dhe ligji ndalon ALUIZNI-n të japë lejen e legalizimit pa dhënë gjykata verdiktin e saj.

PERPLASJA E RAMES NE BERAT

“Kam 5 vjet që kam bërë legalizimin, kam paguar lekët dhe çertifikatën nuk ma kanë dhënë akoma. Hajde-ik, sorollatu, njëherë të përplasin dyert, njëherë ti mbyllin”, denoncoi e moshuara në Berat.

Ka mjaftuar kjo ankesë publike që kryeministri Rama të vendoste shkarkimin e kreut të ALUIZNI-t në Berat pa u mbushur ende 24 orë nga dëgjesa publike në këtë qytet.GSH

Të fundit