Flash News

E-TJERA

Legjioni i nderit nga Franca apo Serbia? Rama vlerësohet për pajtimin me serbët, harrohet Haradinaj

Legjioni i nderit nga Franca apo Serbia? Rama vlerësohet për pajtimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është vlerësuar sot me titullin e lartë Legjioni i Nderit, që jepet nga presidenti i Francës.

Gjatë dorëzimit të medaljes, kryeministri francez, Bernard Cazeneuve vlerësoi Ramën për ndjekjen e rrugës së pajtimit me serbët, a thua se shqiptarët kanë qenë ata që kanë nxitur luftërat dhe urrejtjen mes dy kombeve.

“Franca ju është mirënjohëse për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit. Ju jeni i pari shef i qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko-gjermane të Rinisë që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer”, u shpreh Cazeneuve.

E megjithëse Rama vlerësohet për normalizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi, në Paris dy kryeministrat kanë aktruar shumë bukur kur janë shtirur sikur nuk ekziston një çështje madhore që këto marrëdhënie mund t’i rikthejë në pikën zero, dhe shkaktare për këtë mund të bëhet pikërisht Franca.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i lejohet largimi nga Franca për shkak të kërkesës së Serbisë për ekstradim. Nëse gjykata dhe më pas Ministria e Drejtësisë franceze vendos për ekstradimin, atëherë rreziku që konflikti shqiptaro-serb të rikthehet, është shumë i madh.

Të fundit