Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lehtësim në Prishtinë. Ministri i ri i Jashtëm i Spanjës është një katalanas që njeh shtetin e Kosovës
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Josep Borrell, është emëruar në postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e re të Spanjës, që drejtohet nga Pedro Sanchez.
71 vjeçari Borrell është katalanas dhe më parë ka drejtuar Partinë Socialiste në shtetin iberik. Së fundmi, ai u angazhua në protesta dhe tubime kundër pavarësisë së Katalonjës nga Spanja, ndaj emërimi i tij në postin e rëndësishëm ka shkaktuar pakënaqësi te banorët e rajonit autonom.
Por përzgjedhja e Josep Borrell në krye të diplomacisë spanjolle është një lajm i mirë për shqiptarët dhe veçanërisht për Republikën e Kosovës. Qëndrimi i tij ndaj pavarësisë së Prishtinës është zbutur me kalimin e viteve dhe Borrell ka bërë gjithnjë një ndarje të qartë të situatave në Kosovë dhe Katalonjë.
Më 23 shkurt të 2008-ës, pak ditë pasi në Prishtinë ishte shpallur pavarësia nga Serbia, Josep Borrel do të shprehej: “Deklarata e pavarësisë së Kosovës është edhe njëherë tjetër një akt i ‘fuqisë amerikane’. Për fat të keq disa shtete e kanë ndjekur SHBA-në, vetëm Spanja dhe pak shtete i kanë thënë jo.”
Kundërshtimi i Borrell lidhej më shumë me frikën se pavarësia e Kosovës do të përdorej si argument për separatistët katalanas. Por me kalimin e viteve dhe thellimit të aksionit në Katalonjë për pavarësi, Borrell ka bërë shpesh herë dallimin midis këtyre dy çështjeve.
Në tubimin e zhvilluar në tetor të 2017-ës kundër pavarësisë së Katalonjës, në të cilën raportohet se morën pjesë rreth 1 milion persona, Josep Borrell mbajti një fjalim ku foli për herë të parë edhe për “shtetin e Kosovës”.
“Ne kemi të drejtën të jetojmë në paqe; ne duhet të shijojmë shtetin tonë progresiv dhe demokratik: Spanjën. Sigurisht, ne kemi probleme. Cili vend nuk ka probleme? Por vërtet mendoni se Katalonja është si Lituania, Kosova apo Algjeria? Jo. Katalonja nuk është koloni apo shtet i pushtuar ushtarakisht. Katalonja nuk është një shtet si Kosova ku kishte dhunë dhe shkeleshin të drejtat e njeriut. Dhe kjo është arsyeja përse Katalonja duhet të punojë bazuar në respektin e ligjit dhe nuk mund të besohen ata që thonë se ligji ndërkobëtar është në anën e tyre, sepse nuk është e vërtetë, nuk është në anën e tyre”, ka deklaruar katalansi Josep Borrell, raporton Politiko.al.
Në vitin 2006, kur ishte ende në krye të Parlamentit Evropian, Borrell publikoi një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova:
“Në emër të Parlamentit Evropian, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të Ibrahim Rugovës, por humbjen e trishtë, dhe popullit të Kosovës për largimin e parakohshëm të presidentit dhe liderit të tyre. Presidenti Rugova ishte mbështetës i patundur i të drejtave të popullsisë shqiptare në Kosovë. Ai luftoi për pavarësinë e Kosovës, por besonte se objektivat e tij mund të arriheshin me anë të dialogut politik dhe jo konfliktit dhe dhunës. Ai ishte njeri i paqes. Kjo është aryse që në vitin 1998, Parlamenti Evropian e vlerësoj me çmimin ‘Sakharov’ për lirinë e mendimit. Me këtë çmim ne e pranuam dhe e nderonim vendosmërinë e tij për të gjetur një zgjidhje politike jo të dhunshme për statusin e Kosovës, e cila do t'u lejojë qytetarëve të saj të ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre themelore. Me autoritetin dhe legjitimitetin e tij, Ibrahim Rugova ka qenë i dobishëm në shtrimin e rrugës për të hapur negociatat për statusin. Është e rëndësishme që autoritetet politike në Kosovë të jetojnë me trashëgiminë e tij. Në këtë kohë trishtimi dhe zie, njerëzit e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që të qëndrojnë të bashkuar dhe të vijojnë me përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike për statusin e ardhshëm të Kosovës .”
Vetë kryeministri i ri, Pedro Sanchez, është një person që ka njohuri të mira për Kosovën. Ai raportohet të ketë punuar vite më parë në Kosovë, si pjesë e misionit të OKB-së, UNMIK.
Largimi i Mariano Rajoyt si kryeministër dhe formimi i qeverisë së re në Spanjë ka sjell lehtësim në Prishtinë. Madridi ishte angazhuar së fundmi në një fushatë agresive kundër Kosovës, madje duke kërkuar edhe përjashtimin e këtij shteti nga aktivitetet e Bashkimit Evropian, duke qenë se nuk njihej nga pesë anëtarë.
Në samitin e fundit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i organizuar në Sofje të Bullgarisë, ish-kryeministri Rajoy refuzoi të merrte pjesë dhe Spanja u përfaqësua vetëm me ambasadorin. Për shkak të kundërshtimit spanjoll, në samit nuk u përdorën flamuj dhe nga dokumenti përfundimtar u hoq termi “shtete” dhe u zëvendësua me “partner”. /Politiko.al
Qeveria e re e Spanjës do dominohet nga gratë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38